Thyerja e rregullave u kushton shtrenjtë banorëve të BBVK 5, ja sa ka zbritur çmimi i madh

Përdorimi i parregullt i mikrofonave brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5
ka sjellë penalizime të reja financiare për konkurrentët.
Zëri i gongut ka tingëlluar sërish në ambientet e shtëpisë për shkak të shkeljeve
të përsëritura të rregullave kryesore të formatit.
Sipas rregullores, në disa raste të caktuara banorët i kanë hequr mikrofonat personalë,
ndërsa në raste të tjera edhe i kanë hedhur ato.
Këto veprime kanë bërë që nga fondi i çmimit të madh të hiqen edhe 15 mijë euro të tjera.
Ky edicion i reality show-t nisi zyrtarisht me një çmim të madh prej 200 mijë eurosh.
Pas penalizimeve të mëparshme, shuma fillestare ra në 190 mijë euro, ndërsa me zbritjen e fundit prej 15 mijë eurosh, fituesi i ardhshëm do të garojë tashmë për 175 mijë euro, duke humbur gjithsej 25 mijë euro nga vlera e nisjes.



