Mbi 6 mln lekë të reja evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dosjen e Xhensila Myrtezajt

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj këngëtares Xhensila Myrtezaj, e njohur më parë
me mbiemrin Kallaku, dhe ka dërguar çështjen në gjykatë,
nën akuzën e fshehjes së të ardhurave më shumë se një herë.
Sipas organit të akuzës, nga verifikimet financiare dhe ekspertimi kontabël janë konstatuar detyrime
tatimore të papaguara për dy vite radhazi. Për vitin 2023, shuma e llogaritur si e shmangur nga
detyrimet tatimore është 2.417.311 lekë, ndërsa për vitin 2024 arrin në 3.658.210 lekë. Në total, vlera e përllogaritur e evazionit fiskal është 6.075.521 lekë.
Hetimi ka nisur pas dyshimeve për transaksione financiare dhe pasuri të paluajtshme, për të cilat Prokuroria pretendon se nuk janë identifikuar burime të justifikuara financimi. Në fokus kanë qenë gjithashtu depozitime të konsiderueshme parash në cash, që sipas hetuesve nuk përputheshin me të ardhurat e deklaruara, si dhe tërheqje të shumave të konsiderueshme për të cilat nuk është dhënë informacion mbi përdorimin.
Gjatë hetimit, Myrtezaj ka pretenduar se paratë e depozituara vinin nga koncertet që kishte zhvilluar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për të mbështetur këtë pretendim, ajo ka paraqitur një deklaratë me shkrim, por sipas Prokurorisë, dokumentacioni i dorëzuar justifikonte vetëm një pjesë të të ardhurave.
Në përfundim të ekspertimit kontabël, Prokuroria ka arritur në përfundimin se shmangia e detyrimeve tatimore është kryer në dy vite të ndryshme kalendarike, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Për këtë arsye, këngëtarja akuzohet për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, të kryer më shumë se një herë, sipas nenit 180/1 të Kodit Penal.
Çështja tashmë i është kaluar gjykatës për shqyrtim.
Më të Lexuarat

LAJME
Stuhi shkatërruese/ 5 të vd*kur dhe 265 të p*lagosur, dëme të mëdha në mijëra banesa

LAJME
Presidenti Thaçi emocionon me postimin, nxjerr FOTON e vjetër krah të birit dhe kujton ditëlindjen e tij: Dita kur mora forcë për çlirimin e vendit

LAJME
Alfred Cako: Ja kur do të bëhet pandemi prap, dhe kur do të ketë luftë të madhe
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Mbi 6 mln lekë të reja evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dosjen e Xhensila Myrtezajt
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj këngëtares Xhensila Myrtezaj, e njohur më parë me mbiemrin Kallaku, dhe ka ...

LAJME
Stuhi shkatërruese/ 5 të vd*kur dhe 265 të p*lagosur, dëme të mëdha në mijëra banesa

LAJME
Presidenti Thaçi emocionon me postimin, nxjerr FOTON e vjetër krah të birit dhe kujton ditëlindjen e tij: Dita kur mora forcë për çlirimin e vendit

LAJME