Një nga aspektet më të rëndësishme të një organizmi të shëndetshëm është oksigjeni.
Truri ka nevojë për oksigjen.
Gjaku po ashtu.
Në fakt, i gjithë organizmi, i ka shpresat te
oksigjeni, sepse falë tij, qelizat marrin ?bukën e përditshme.?
Natyra ofron plot oksigjen, njeriu shkakton
shumë pluhur. Në fakt, të dhënat shkencore
tregojnë se ajri në ambientet e brendshme ku jetojmë është tre deri në pesë
herë më i ndotur se ajri në ambientet e jashtme.
Substancat që shkaktojnë alergji, metalet e
rënda, mikotoksinat, myku, bakteret dhe
gazrat e bojërave, mobiljeve, tapicerive dhe çdo gjë tjetër në shtëpinë tuaj, e
bën ajrin gjithnjë e më të ndotur.
Teksa organizmi është gjithë kohën në kërkim
të oksigjenit, është koha të mësoni se si të përmirësoni nivelin e oksigjenit
në organizmin tuaj por edhe në shtëpinë, zyrën apo dhomën e gjumit përmes
këshillave të AgroËeb.org.
Më Shumë Oksigjen Në Organizëm
Trupi është në varësi të rruazave të kuqe të
gjakut për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin.
Rruazat e kuqe nga ana tjetër janë në varësi
të proteinës hemoglobinë për të kryer këtë detyrë.
Ju duhet të komsumoni shumë produkte të
gjelbra të cilat ushqejnë rruazat e kuqe dhe i mbajnë ato të shëndetshme.
Hemoglobina përbëhet nga një atom i hekurit
dhe një molekulë oksigjeni. Ato ndërlidhen së bashku, dhe në këtë mënyrë
oksigjeni arrin në çdo cep të organizmit.
Nëse nuk keni sasi të mira të hekurit në
organizëm, atëherë molekula e hemoglobinës nuk formohet siç duhet dhe trupi
vuan nga mungesa e oksigjenit.
Avokado dhe bizelet përmbajnë vitaminat E dhe
B3 që janë të dobishme për rruazat e kuqe.
Për të përmirësuar nivelet e oksigjenit duhet
të konsumoni ushqime me vitaminë C siç janë specat, limonët, portokallet,
domatet, qitro dhe brokoli.
Për ushqime të pasura me hekur zgjidhni
spirulinën, spinaqin, thjerëzat, fasulet dhe fistikët.
Për ushqime të pasura me acid folik ? një
vitaminë e kompleksit B ? zgjidhni barishtet, fasulet, brokolin, panxharin dhe
bananet.
Mjekët rekomandojnë edhe hithrën, e pasur me
vitaminë C dhe hekur.
Nga të dhënat e AgroËeb.org ekspertët
rekomandojnë konsumin e çajit të hithrës për të përmirësuar përthithjen e
hekurit nga rruazat e kuqe.
Si Të Përmirësoni Nivelin e Oksigjenit Në
Shtëpinë Tuaj
Hapni dritaret
Hapini dritaret rregullisht dhe ajroseni
shtëpinë ose zyrën tuaj. Lëreni ajrin të qarkullojë dhe ushqejeni shtëpinë tuaj
me oksigjen.
Rëndësia e bimëve
Bimët janë të nevojshme për shndërrimin e
dioksidit të karbonit në oksigjen.
Bimët në saksi e bëjnë shtëpinë më të bukur
dhe më të shëndetshme.
Klikoni këtu për të mësuar për bimët më të
mira që mund të merrni në shtëpinë tuaj që t?u jepni ajër ambienteve.
Hiqni dorë nga pastruesit dhe detergjentët me
substanca kimike
Sapunët, shampot, llaku i flokëve, pastruesit,
detergjentët e tjerë me bazë jo bimore përmajnë toksina dhe gazra të ndryshme.
Mundohuni t?i zëvendësoni me produkte sa më
organike.
