KURIOZITETE / E Enjte 27 Gusht 2020, 01:01

Sodë buke në kopsht në vend të pesticideve: Lulet gufojnë, kërmijtë ikin, dheu pastrohet

Nëse keni kopshtin tuaj, sado që të jetë i madh apo i vogël, veç një përbërës mund të bëjë mrekulli në kopsht: sodë buke.

Soda e bikarbonatit me shekuj përdoret për

pastrim të shtëpisë, dezinfektim, si ndihmë e parë për bukuri dhe shëndet, por

a e keni ditur që mund të jetë e dobishme edhe si ndihmë në kopsht. Kjo është

koha e duhur e vitit kur mund të filloni të përgatiteni.

Soda e bikarbonatit në vend të pesticideve

Për të eliminuar dëmtuesit, soda e

bikarbonatit është njëqindfish më efikase dhe më e mirë se pesticidet. Mund ta

bëni sprej organik për pesticide i cili mund të vrasë insektet të cilat i

dëmtojnë bimët, siç janë tenjat e merimangës, ndërkaq me atë rast nuk do të

dëmtoni insektet e dobishme për ne.

Përzieni një lugë të vogël sodë bikarbonati,

një të tretën e filxhanit vaj ulliri dhe një filxhan të vogël ujë. Përzieni

mirë këtë kombinim derisa të tretet mirë soda e bikarbonatit dhe pastaj qiteni

në spërkatës dhe spërkatni bimët.

Lule më të bukura me ndihmën e sodës së

bikarbonatit

Për lulet të cilat rriten vetëm në dheun

alkal, siç janë hortensia, begonia dhe germaniumi, mundeni t?i bëni që të

lulëzojnë edhe më bukur me ndihmën e sodës së bikarbonatit. Vetëm tretni pak

sodë bikarbonati në ujë para se me të t?i ujitni lulet.

Eliminon kërmijtë

Mjafton të qitni sodë bikarbonati

drejtpërdrejt mbi ta dhe ata do të ngordhin. Mundeni dhe përreth bimëve të bëni

?shteg mbrojtës? nga soda e bikarbonatit duke e qitur drejtpërdrejtë mbi dheun

e lules.

Bëni domaten të bëhet e ëmbël si molla

Thjesht zvogëloni thartësirën e dheut përreth

domates duke hedhur në dhe sodë bikarbonati.

Rinoni bimët

Pas trajtimit me sodë bikarbonati, lulet do të

lulëzojnë si kurrë më parë. Mjafton që në pesë litra ujë të tretni një lugë

sodë bikarbonati dhe një lugë kripë deti. Me këtë kombinim ujitni lulet,

shkurret, murin e gjallë dhe çdo gjë që dëshironi të rritet vrullshëm?

Vret barojat

Ajo barojë e cila nuk dëshironi të rritet

rreth shtëpisë mund ta zhdukni me sodë bikarbonati. Barojat ujitni mirë dhe

pastaj mbi to qitni mjaft sodë bikarbonati. Kushtoni kujdes që mos e qitni

drejtpërdrejt në bimët të cilat i dëshironi, sepse mund t?i digjini rrënjët e

bimëve.

Vret krimbat në lakër, lulelakër dhe brokoli

Përzieni në përpjesëtim të njëjtë sodën e

bikarbonatit dhe miellin dhe këtë tretje qiteni mbi lakër, lulelakër ose

brokoli.