Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t?u ushqyer shëndetshëm apo kryer aktivitet fizik.
Vështirësia
në arritjen e këtij objektivi ka një shpjegim shkencor.
Për
gratë, kjo grupmoshë nënkupton futjen në periudhën e menopauzës dhe rënien e
nivelit të estrogjenit.
Kjo i bën gratë më të predispozuara për të akumuluar peshë në zonën e belit, thonë studimet e fundit.
Mosha
është një faktor kyç në shtimin në peshë.
Me
kalimin e moshës, njeriu humbet vazhdimisht masë muskulare.
Pas
moshës 45 vjeçare, masa muskulare nis të bjerë me 10 përqind çdo dhjetë vjet.
Humbja
e masës muskulare shoqërohet në mënyrë të pashmangshme me shtimin në peshë.
Kjo ndodh
sepse muskujt janë ato që djegin më shumë kalori.
Me këto
ndryshime madhore në organizëm, njeriu duhet të ndryshojë patjetër regjimin
ushqimor dhe të ketë prioritet aktivitetin fizik.
Nëse
dëshironi të keni një trup në formë pas të dyzetave, atëherë përfitoni nga këto
këshilla të listuara mw poshtw:
Zgjidhni karbohidrate të mira
Nëse
dëshironi të humbisni në peshë, atëherë duhet të zgjidhni karbohidrate të mira.
Këto
karbohidrate gjenden tek patatja e ëmbël, fasulet dhe drithërat e plota të
cilat kanë nivel të ulët glicemie dhe mbajnë sheqerin në gjak në nivele të
qëndrueshme.
Thjerëzat,
orizi i zi dhe tërshëra janë gjithashtu të rekomandueshme.
Aktivitet fizik të fokusuar tek fuqia
Ecja
pas të dyzetave nuk është një aktivitet fizik i mjaftueshëm.
Përpiquni
të shkoni në palestër më shpesh dhe të bëni ushtrime që synojnë të rikthejnë
forcën dhe fuqinë muskulare.
Pijet e duhura
Pas të
dyzetave duhet t?i thoni lamtumirë pijeve të gazuara e të ëmbëlsuara.
Nëse ju
pëlqejnë lëngjet me gaz, pini ujë me gaz dhe shtoni pak lëng portokalli ose
rrushi për më shumë shije.
Kalori të ekuilibruara
Përqendrohuni
tek ngrënia e vakteve të pasura me proteina, drithëra të plota dhe perime.
Kujdes
me darkën dhe sigurohuni që ajo të jetë e lehtë.
Nëse
keni neps për më shumë, shuajeni atë me kokrra rrushi të cilat plotësojnë edhe
dëshirën për diçka të ëmbël.
Kokrrat
e rrushit të freskëta janë një alternativë e mirë, sigurisht pa e tepruar me
sasinë.
Mund
t?i fusni në ngrirje për më shumë freski.
Më shumë vitaminë D dhe kalcium
Studimet,
të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se njerëzit që marrin të paktën
100 njësi të vitaminës D dhe 350 miligramë kalçium në ditë janë më pak të
shëndoshë në pjesën e barkut.
Brokoli
dhe barishtet janë të pasura me kalçium ndërsa vitaminën D e gjeni tek
kërpudhat dhe e verdha e vezës.
Proteinë dhe perime
Kjo
dyshe ushqyesish është thelbësore për çdo organ të trupit, përfshirë edhe
muskujt.
Proteina
dhe perimet garantojnë një peshë të shëndetshme trupore jo vetëm pas të
dyzetave por edhe në çdo moshë.
Kujdes me ëmbëlsirat
Pas të
dyzetave duhet të tregoheni dorështrënguar me të ëmblat.
Ato
shkaktojnë fryrje të ndjeshme në stomak dhe gazra.
Multivitaminat
Marrja
e një multivitamine në ditë përmbush boshllëqet në ushqyes që lënë vaktet e
ditës.
Disa studime thonë se një multivitaminë në ditë ndihmon në mirëmbajtjen e peshës trupore./Gazeta Express
