LAJME / E Enjte 11 Tetor 2018, 20:08

Mbani gjendrën tiroide nën kontroll pa ilaçe. Ja se si…

Hipotiroidizmi është një gjendje në të cilën gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Hormonet e tiroides janë përgjegjëse për metabolizmin, djegien e yndyrës dhe karbohidrateve. Ato rregullojnë frymëmarrjen, nivelet e kolesterolit, funskionet e zemrës, temperaturën e trupit, etj.

Hipotiroidizmi mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore si obeziteti, çrregullime të zemrës, infertilitet dhe dhimbje të kockave.

Simptomat më të zakonshme të hipotiroidizmit përfshijnë:

Dhimbje muskulore

Kapsllëk

Shtim në peshë

Lodhje

Rënie flokësh

Lëkurë të thatë

Depresion

Dobësi

Kështu, për të parandaluar të gjitha këto simptoma dhe keqfunksionimin e tiroides, duhet të provoni këtë trajtim të dobishëm. Funksionon për mrekulli.

Përbërësit:

2 gota ujë

¼ lugë çaji lëng limoni

¼ lugë çaji xhenxhefil i tharë

1 filxhan lëng boronice

¾ lugë gjelle lëng portokalli

¼ lugë çaji arrëmyshk

½ lugë çaji kanellë

Përgatitja:

Vloni fillimisht ujin në një enë mesatare. Shtoni lëngun e boronicës, kanellën, xhenxhefilin, arrëmyshkun dhe përziejini mirë. Lërini të ziejnë për 20 minta. Më pas hidhni lëngun e portokallit dhe limonit. Pijeni përzierjen menjëherë.

Ky lëng i fuqishëm do t?ju ndihmojë në rregullimin e funksionimit të tiroides tuaj dhe do të përshpejtojë metabolizmin. Ajo do të përmirësojë sistemin tuaj të tretjes dhe do t?ju ndihmojë të humbni disa kile.