Një djalë i shpallur i vdekur në Paraguai tronditi familjen e tij të pikëlluar.
Juan Ramon Alfonso Penayo, u kthye në shtëpi për të parë familjarët që po mbanin zi për vdekjen e tij, pasi një trup i djegur ishte identifikuar gabimisht nga policia.
Djali ishte larguar disa ditë nga shtëpia në fshatin Santa Teresa, dhe policia zbuloi mbetjet e një trupi të djegur.
Duke qenë se trupi nuk mund të identifikohej policia mendoi se mund të ishte Penayo.
Famija, e shkatërruar nga dhimbja, po mbante ceremoninë mortore kur 20-vjeçari u kthye në shtëpi duke i gjetur të dashurit e tij teksa mbanin zi për vdekjen e tij.
Bandat e drogës vepronin në këtë zone, ndaj zyrtarët kishin frikë se Penayo ishte përfshire me to dhe fundi i tij ishte i tmerrshëm.
Kur policia gjeti trupin e paidentifikueshëm të djegur, u konkludua se ishte Penayo dhe familja e tij organizoi funeralin e varrosi mbetjet.