15 vite nga 21 Janari? Kreu i SPAK jep detajet e renda per hetimet

Nga Class• 16 November 2026

15 vite nga 21 Janari? Kreu i SPAK jep detajet e renda per hetimet

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, ka shpjeguar aryset e zgjatjes së hetimeve

për ngjarjen e 21 Janarit, të cilat lidhen me pritjen e përgjigjeve për kërkesat

 për ndihmë juridike të dërguara në kuadër të kësaj çështjeje.

Gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të hënë, Braho u pyet se përse hetimet

për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues, po zgjasin kaq shumë.

LEXO EDHE: E bujshme! Shqipërisë i shtrohet rruga drejt Europianit, vjen zyrtarizimi më i rëndësishëm nga UEFA
“SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim”, u përgjigj sot kreu i Prokurorisë së Posaçme.

Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, SPAK ka dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ekspertimin e regjistrimeve audio të komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë demonstratës së 21 janarit 2011.

LEXO EDHE: Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës
Edhe më 30 korrik 2026, gjatë një takimi me gazetarët, Braho kishte konfirmuar se Prokuroria e Posaçme ishte ende në pritje të ekspertizës nga autoritetet amerikane.

LEXO EDHE: “I sheh fëmijët si bankomat!” Jonida Maliqi përballet Live me psikologen..(Video)
“Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Braho në atë kohë.