Vrsja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallshnkov dhe gëzhoja në banesë

Hetimet për vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në fshatin Gofdaj të Bulqizës kanë marrë një tjetër rrjedhë,
pas zbulimit të provave të reja gjatë kontrolleve të imtësishme të ushtruara në banesën e viktimës.
Gjatë kontrollit të zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte, forcat e policisë kanë gjetur të fshehur
në kasollen e banesës një armë zjarri automatike të llojit kallashnikov me fishekë në karikator
dhe një plumb në fole. Ndërhyrja e policisë u krye pasi një ditë më parë pranë vendit të ngjarjes u sekuestruan tri gëzhoja automatiku, çka ngriti dyshimet për përdorimin e dy armëve të ndryshme gjatë krimit. Gëzhojat dhe armët e sekuestruara pritet t’i nënshtrohen një ekspertize krahasuese balistike.
Pozicioni i gëzhojave të gjetura në distanca nga njëra-tjetra ka ngritur dyshimet se viktima është ndjekur me vrap nga autori, i cili e ka qëlluar nga mbrapa. Më pas, ndaj 62-vjeçarit është përdorur edhe një sëpatë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Groupi hetimor po pret akt-ekspertimin nga Mjekësia Ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa po punohet për identifikimin e një personi të tretë të dyshuar si i përfshirë në ngjarje. Lidhur me këtë krim, gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për bashkëshorten dhe djalin e viktimës, Sadete dhe Gazmir Fiku.



