Vjen njoftimi u*gjent per motin e keq

Nga Class• 13 November 2026

Vjen njoftimi u*gjent per motin e keq

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka paralajmëruar për reshje intensive shiu

dhe shtrëngata në disa qarqe të vendit gjatë datave 12 dhe 13 nëntor.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak,

 mbrëmjen e sotme, 12 nëntor, në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Ndërkohë, për të premten, 13 nëntor, parashikohen reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Si pasojë e reshjeve, në disa zona urbane mund të ketë grumbullime të përkohshme të ujit, ndërsa në zonat malore ekziston rreziku i vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Përballë kësaj situate, AKMC u ka kërkuar strukturave vendore të marrin masa parandaluese, të monitorojnë zonat me rrezik dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet për ndërhyrje.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se po monitoron situatën dhe po koordinon veprimet me strukturat përgjegjëse për garantimin e sigurisë së qytetarëve.