Vjen lajmi i fundit per Klevin Metajn ja cfare i ndodhi atij

Nga Class• 13 November 2026

Vjen lajmi i fundit per Klevin Metajn ja cfare i ndodhi atij

Gjykata e Apelit ka vendosur të lehtësojë masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt,

 duke hequr “arrestin në shtëpi” dhe duke caktuar detyrimin për t’u paraqitur

një herë në muaj pranë organit përkatës.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij mbrojtës, i cili, së bashku me kolegun Taulant Asllanaj,

 përfaqësoi Metajn në seancën gjyqësore, pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Kjo e fundit kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të cilën mbrojtja e kundërshtoi në Apel.

Çështja lidhet me përplasjen e Klevin Metajt me efektivë të Policisë së Shtetit gjatë protestave studentore.

Avokatët kanë njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj efektivëve të përfshirë në ngjarje, duke pretenduar se Metaj i është nënshtruar trajtimit degradues dhe çnjerëzor.

Këto pretendime përbëjnë objekt të kallëzimit dhe nuk nënkuptojnë se përgjegjësia penale e efektivëve është provuar.

Klevin Metaj, u vu në qendër të vëmendjes gjatë protestave studentore të tetorit në Tiranë, pas një përplasjeje fizike me gjashtë efektivë të policisë gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit.

Pamjet dhe raportimet për incidentin shkaktuan reagime, ndërsa Metaj ishte mes protestuesve që policia ndaloi pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit.

Më 16 tetor, Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Gjykata ia komunikoi vendimin në ambientet e spitalit, ku ai ndodhej nën kujdesin e mjekëve, pasi pësoi dëmtime gjatë përplasjes me efektivët e policisë.