Veliaj nis hakmarrjen nga burgu ndaj njerëzve të Ramës, shkarkon tre zyrtarët e lartë

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës. Burime të VNA.al bëjnë me dije se i pari që është
prekur nga furtuna është Rigers Sheqeri, kryeinspektori i IMT-së, zyrtari që u shfaq
me një shkop në dorë në hyrje të selisë së Partisë Socialiste dhe u përplas me protestuesit.
Sheqeri është shkarkuar me firmën e Erion Veliajt.
I njëjti nga qelia e burgut ka firmosur shkarkimin e Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve, është shkarkuar me motivacionin për shkelje të rënda dhe dëm ekonomiko-financiar i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Elona Lalaj, drejtoreshë e Policisë Bashkiake, ende nuk është larguar, për shkak të procedurave ligjore, por Veliaj e ka në listën e atyre që do ta largojë nga Bashkia, me pretendimin se ka vendosur gjoba të pajustifikuara dhe në shkelje të ligjit ndaj qytetarëve.
Lidhur me këtë të fundit, pati dhe një reagim nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë për Tiranën, i cili tha se Veliaj e hoqi nga puna, se nuk i bënte like dhe share postimeve të Kryebashkiakut.
Kjo valë largimesh vjen në kohën kur kryebashkiaku Erion Veliaj që mbahet në burgun e Fierit pretendon se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu.
Lufta Rama – Veliaj sa vjen e thellohet dhe një prej të ndëshkuarve është Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut që u përjashtua nga radhët e Partisë Socialiste.
Më të Lexuarat

LAJME
Edi Rama nuk e toleron më Erion Veliajn, ua bën të qartë “besnikëve” të tij në Bashkinë e Tiranës: Nuk do të fal asnjë …

LAJME
zbuloi skandalin me 27 tonë mish nga Brazili, Inspektorati i Përgjithshëm shkarkon nga detyra katër inspektorë të AKU-së

LAJME
“Kemi bërë faje, kriza të shkaktuara nga duart tona!”- Rama në Asamblenë e PS-së: Menduan se ky ishte fundi ynë!
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Veliaj nis hakmarrjen nga burgu ndaj njerëzve të Ramës, shkarkon tre zyrtarët e lartë
Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës. Burime të VNA.al bëjnë me dije se i pari që është prekur nga furtuna ...

LAJME
Edi Rama nuk e toleron më Erion Veliajn, ua bën të qartë “besnikëve” të tij në Bashkinë e Tiranës: Nuk do të fal asnjë …

LAJME
zbuloi skandalin me 27 tonë mish nga Brazili, Inspektorati i Përgjithshëm shkarkon nga detyra katër inspektorë të AKU-së

LAJME