U shkarkua nga Veliaj/ Reagon ish kreu i IMT-së Rigers Sheqeri: Ramën e ...

Rigers Sheqeri ka reaguar pasi u shkarkua nga detyra e kryeinspektorit të
Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës.
Reagimi i plotë
Sot, pas 2 vitesh e 3 muajsh në krye të IMT-së, Bashkia Tiranë,
dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë stafin për përkushtimin dhe bashkëpunimin.
Gjatë kësaj periudhe arritëm rezultate konkrete per lirimin e hapesirave publike :
– 3,485 lirime të hapësirave publike;
– 150,003 m² hapësirë publike e rikthyer qytetarëve;
– 3,578 subjekte të njoftuara.
Një bilanc që pasqyron punën dhe angazhimin tonë të përbashkët për respektimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e hapësirave.
Falënderim i veçantë për stafin e IMT-së dhe për Edi Ramën për besimin e dhënë.
Largohem me mirënjohje dhe respekt për secilin prej jush.



