U plagos në protestë, Erjon Vishkulli thërritet për të dëshmuar, prokuroria kërkon listën e policëve në detyrë në tubimin e 24 tetorit

Nga Class• 21 November 2026

U plagos në protestë, Erjon Vishkulli thërritet për të

I riu, i cili kreu disa ndërhyrje kirurgjikale në Itali u kthye pak ditë më parë,

rikthim i cili u njoftua në rrjetet sociale. Plagosja e tij gjatë protestës është nën hetim

dhe prokuroria po pret letërporosinë për të konfirmuar nëse ai u qëllua

me plumb gome apo është dëmtuar me sende të tjera.

Sakaq prokurori ka kërkuar nga policia listën e oficerëve që ishin në detyrë atë ditë dhe cilët prej tyre përdornin armët me plumba gome.

Hetimet janë bashkuar duke u referuar në disa kallëzime të protestuesve të dëmtuar që pohojnë dhunë prej policisë, e cila po ashtu ka referuar dhjetëra protestues për t’u hetuar për dhunë ndaj tyre, objekteve shtetërore dhe dëmtim të pronës private.