U përball me skenën e dhimbshme në pediatri, reagimi i Vesa Lumës merr vëmendjen (FOTO)

Vesa Luma ka ndarë një rrëfim prekës pas një vizite në Pediatrinë e QSUT-së,
ku kishte shkuar për një kontroll rutinë te dy doktoreshat që ndjekin djalin e saj, Lianin.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka treguar se gjatë vizitës pa dhoma
të mbushura me fëmijë të shtruar dhe prindër që u qëndronin pranë,
me shenjat e lodhjes dhe shqetësimit në fytyrë.
Kjo pamje e ka shtyrë të ndajë një reflektim për mirënjohjen dhe rëndësinë e shëndetit të fëmijëve.
“Vetëm kur hyn në ambiente të tilla kujtohesh t’i numërosh bekimet e jetës”, shkruan Vesa në fotografinë e publikuar nga korridori i spitalit.
Një moment që e ka prekur veçanërisht ishte ai i një vajze të vogël që qante, ndërsa nëna e përqafonte. Sipas rrëfimit të këngëtares, vogëlushja ishte lodhur nga marrja e mjekimit për diabetin.
“Po dëgjoja një vajzë të vogël që qante me dënesë, sepse ishte lodhur duke marrë mjekim për diabet… E ajo nëna e shkretë që e përqafonte”, ka shkruar ajo.
Përballë kësaj skene, Vesa ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ndaj prindërve që kalojnë ditë të vështira pranë fëmijëve të shtruar në spital.
“Thjesht të lutemi çdo ditë që t’i kemi fëmijët mirë e t’u rrimë afër këtyre prindërve sa të kemi mundësi”, vijon mesazhi i saj.
Në fund të postimit, këngëtarja u ka shprehur mirënjohjen mjekëve të Pediatrisë për punën dhe përkushtimin ndaj fëmijëve.
“Një përqafim për të gjithë mjekët e Pediatrisë, për punën më të rëndë dhe më të madhe që bëjnë për fëmijët tanë”, përfundon Vesa.



