U dërgua në gjyq për fshehje të të ardhurave, Xhensila Myrtezaj bën reagimin e parë (FOTO)

Nga Class• 24 November 2026

U dërgua në gjyq për fshehje të të ardhurave, Xhensila

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka bërë publikimin e parë në rrjetet sociale pas

 lajmit se Prokuroria e Tiranës e ka dërguar në gjyq nën akuzën e fshehjes së të ardhurave.

Megjithatë, artistja ka zgjedhur të mos komentojë akuzat, duke vazhduar normalisht

aktivitetin e saj profesional, duke injoruar kështu totalisht lajmet që qarkullojnë.

Përmes një postimi në Instagram, Xhensila ka promovuar koncertin e radhës, i cili do të zhvillohet më 27 nëntor në Birmingham të Anglisë, ku do të performojë së bashku me Elgit Dodën.

U dërgua në gjyq për fshehje të të ardhurave, Xhensila

Screenshot

Publikimi vjen pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi përfundimin e hetimeve ndaj këngëtares, duke pretenduar se ajo ka fshehur të ardhura gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Sipas organit të akuzës, ekspertimi kontabël ka evidentuar një detyrim tatimor të shmangur prej 6,075,521 lekësh, ose mbi 60 milionë lekë të vjetra.

Nga ana e saj, Xhensila ka deklaruar gjatë hetimeve se të ardhurat burojnë nga koncertet dhe aktiviteti muzikor brenda dhe jashtë vendit.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit, këngëtarja nuk ka bërë ende një deklaratë publike për çështjen, ndërsa postimi i saj i fundit tregon se po vijon angazhimet muzikore.

Çështja do të shqyrtohet nga gjykata, ndërsa Xhensila Myrtezaj gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar.