U arrestua gjatë protestave studentore kundër Ramës

Studenti Klevin Metaj, djali i gazetares së News24 Brikena Metaj,
i arrestuar në ditët e para të protestës studentore në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama,
është liruar nga masa e arrestit në shtëpi.
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke caktuar
“detyrimin për t’u paraqitur” një herë në muaj pranë organit përkatës. Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur ndaj studentit masën e “arrestit në shtëpi”. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Gentian Sejrani, i cili së bashku me kolegun Taulant Asllanaj ka përfaqësuar Metajn në procesin gjyqësor të Apelit.
Përmes një reagimi, Sejrani bëri të ditur gjithashtu se është regjistruar kallëzimi penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me atë që ai e cilëson si trajtim degradues dhe çnjerëzor ndaj studentit.
“Sot, Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin, duke caktuar ndaj Klevin Metajt masën e sigurimit ‘detyrimi për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës’”, njoftoi avokati. Ndërkohë, çështja ndaj efektivëve të policisë do të vijojë përmes kallëzimit penal të regjistruar lidhur me pretendimet për trajtimin e studentit.
REAGIMI
Së bashku me kolegun, Av. Taulant Asllanaj, përfaqësuam Klevin Metajn në Gjykatën e Apelit, pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”.
Sot, Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin, duke caktuar ndaj Klevin Metajt masën e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”.
Ndërkohë, është regjistruar edhe kallëzimi penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me trajtimin degradues dhe çnjerëzor të ushtruar ndaj tij.
BalkanWeb
Më të Lexuarat

LAJME
Partia Socialiste në ETHE! Rama bën gati “shkarkimin” e qeverisë! Dalin emrat e ministrave që ikin dhe vijnë

LAJME
Mjekja njohur: Përhapet me shpejtësi, shkakton sptoma të rënda

LAJME
E fundit! I mori jetën gruas së tij! Doktorët ngeli pa fjalë nga shqiptari: Besonte që gruaja ishte SHTRIGË që donte ta
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
U arrestua gjatë protestave studentore kundër Ramës
Studenti Klevin Metaj, djali i gazetares së News24 Brikena Metaj, i arrestuar në ditët e para të protestës studentore në Tiran&eu...

LAJME
Partia Socialiste në ETHE! Rama bën gati “shkarkimin” e qeverisë! Dalin emrat e ministrave që ikin dhe vijnë

LAJME
Mjekja njohur: Përhapet me shpejtësi, shkakton sptoma të rënda

LAJME