TURP! Gazetarja goditet me shpullë në protestë/ Stop dhunës ndaj gazetarëve: Mund të ishte motra apo bashkëshortja juaj!
Nga Class•
15 October 2026

Një gazetare është goditur me shpullë sot gjatë protestës në Tiranë,
një rast shqetësues ky i dhunës ndaj gazetarëve që janë në terren për të raportuar ngjarjet.
Gazetarët dhe operatorët nuk janë kundërshtarë të protestuesve.
Ata janë aty për ta, për të informuar publikun dhe për të përcjellë atë që ndodh.
Protesta është e drejtë, dhuna nuk është!
Stop dhunës ndaj gazetarëve dhe operatorëve! Askush nuk duhet të sulmohet për shkak të profesionit që ushtron, aq më pak gazetarë që janë në shërbim të informimit të publikut. ©Copyright Vox News



