Lajmi i Fundit/ Protesta e “zj*rrtë” në Tiranë! Rama takim urgjent me ministrat, sapo merr këtë VENDIM!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë.
Sipas burimeve të “Vizion Plus”, Rama gjatë mbledhjes me ministrat e kabinetit është
ndalur te incidentet e dhunshme të regjistruara gjatë protestës,
duke bërë një dallim mes personave të përfshirë në këto veprime dhe studentëve që kanë shqetësime për sistemin arsimor.
Rama mësohet të jetë shprehur se personat që kanë kryer akte dhune gjatë protestës “nuk janë studentë“, duke kundërshtuar kështu lidhjen e këtyre veprimeve me protestën studentore. Ndërkohë, kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave që të dëgjojnë kërkesat e studentëve dhe shqetësimet që ata kanë lidhur me arsimin.
Sipas të njëjtave burime, Rama ka theksuar se kërkesat dhe problematikat e ngritura nga studentët duhet të marrin vëmendjen e institucioneve përgjegjëse dhe t’u jepet zgjidhje ne menyre urgjente.
Qëndrimi i Edi Ramës vjen pas zhvillimeve të fundit në kryeqytet, ku protestuesit e dhunshëm kanë shkatërruar pronën publike dhe private. Për momentin, nuk janë bërë të ditura masa konkrete apo vendime të tjera që mund të jenë marrë gjatë mbledhjes.



