I FUNDIT/ Tritol automjetit të ekspertit të Kriminalistikës në Shkodër (EMRI)
Nga Class•
16 October 2026

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në automjetin e Ardian Braçinës,
ekspert i kriminalistikës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Nga ngjarja, fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar,
ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.
Shpërthimi është dëgjuar me intensitet të lartë deri në qendër të qytetit.
Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.



