Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shkoj kryeministër në Izrael

Presidenti amerikan Donald Trump i ka cilësuar zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
si më të rëndësishmet në historinë e vendit, duke mbrojtur rezultatet e administratës së tij
dhe duke deklaruar se Amerika është rikthyer në pozitat e një fuqie të respektuar ndërkombëtarisht.
Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se qeverisja e tij ka arritur ta bëjë Amerikën
sërish të madhe, duke lënë të kuptohet se slogani i njohur i fushatave të tij, “Make America Great Again”, mund të mos jetë më i nevojshëm, pasi sipas tij objektivi tashmë është përmbushur.
“Më lejoni t’ju them se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, sepse ne ia kemi dalë vërtet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump foli edhe për mundësinë e largimit nga politika amerikane, duke bërë një deklaratë ironike për Izraelin. Ai tha se, nëse qytetarët amerikanë do të lodheshin ndonjëherë prej tij, mund të shpërngulej në Izrael dhe të bëhej kryeministër.



