Trgjedia ku humben jeten 8 persona
Nga Class•
13 November 2026

Qyteti i Nju Jorkut po mban zi për vdekjen e tetë personave, përfshirë dy fëmijë,
në shembjen e tmerrshme të ndërtesës në Brooklyn.
Videoja e dytë, e regjistruar nga një kamera në një ndërtesë aty pranë,
tregon pluhurin që ngrihet nga shembja e ndërtesës trekatëshe dhe zhurmën e frikshme të shkatërrimit.
Sipas mediave amerikane, shembja po hetohet nëse punimet e gërmimit në një kantier ndërtimi pranë ndërtesës në Brooklyn luajtën ndonjë rol.
Gjithsej tetë persona vdiqën në shembjen e ndërtesës, përfshirë dy fëmijë, të moshës 9 dhe 10 vjeç.



