Tjeter humbje jete ne kete fundjave!

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Thumanë-Fushë-Krujë,
pranë zonës së Luzit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet me drejtues
shtetasin Floxhen Bardhi, rreth 19 vjeç, ka përplasur këmbësorin Paulin Filopati, rreth 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në momentin e aksidentit, pranë tij ndodhej edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht ka shpëtuar pa u përfshirë nga përplasja.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Fushë-Krujë–Thumanë”, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



