“Thyhet kriza” – Qeveria miliona euro, prekën punëtorët publikë, pensionistët dhe fëmijët
Nga Class•
2 November 2026

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, parasheh ndarjen e 20 milionë eurove
shtesë për pensionet bazike, në kuadër të ndryshimeve të propozuara në buxhetin e vitit 2026.
Ndryshimet buxhetore përfshijnë edhe 102 milionë euro për pagën e 13-të për
punonjësit e sektorit publik dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës.
Ndërkohë, skemat pensionale dhe sociale vazhdojnë të përbëjnë një nga kategoritë kryesore të shpenzimeve të buxhetit të Kosovës, duke përfshirë pensionet bazike, ato kontributdhënëse dhe mbështetjen për kategori të ndryshme sociale.
Projektligji për ndryshimet buxhetore është shqyrtuar nga Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, më 1 tetor 2026.



