Punonjësit do të marrin SHPËRBLIM, kush do të përfitojë Lekë shtesë
Nga Class•
2 November 2026

Zjarrfikësit e Tiranës pritet të shpërblehen financiarisht për angazhimin e tyre në
përballimin e situatës së zjarreve.
Nisma vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa projektvendimi
do t’i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak.
Shpërblimi propozohet si vlerësim për efektivët që u angazhuan në terren gjatë
një periudhe me ndërhyrje intensive, rrezik të lartë dhe gatishmëri të vazhdueshme.
Zjarrfikësit kanë qenë në vijën e parë të ndërhyrjeve, duke punuar për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve, banesave dhe pronës.



