“Ska hiq Lolin e vër Colin”, Rama për punonjësit e administratës: Të gjithë në provim kombëtar! Do hiqen nga puna të gjithë ata që

Nga Class• 2 November 2026

“Ska hiq Lolin e vër Colin”, Rama për punonjësit e

Pasditen e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama bëri me dije se punonjësit e administratës

 publike do të punësohen sipas të ashtuquajturës “Shkalla e Meritës”,

e cila do të mundësojë ngritjen në detyrë sipas performancës së dhënë.

I shoqëruar nga ministrja e Administratës Publike, Adea Pirdeni,

Rama prezantoi planin e ri të transformimit për administratën shtetërore, fokusi i të cilës do të jetë vlerësimi i meritës dhe rritja e profesionalizmit në shërbimin ndaj qytetarëve.

Kryeministri zbuloi se kandidatët që synojnë të punësohen në administratë bëhet me dije se po ashtu do t’i nënshtrohen një provimi kombëtar unik, sipas modelit të Cambridge. Ata që arrijnë të kalojnë me sukses testimin do të pajisen me një certifikatë të vlefshme për 4 vite, e cila u mundëson pjesëmarrjen në konkurset për pozicionet në administratë. Ndërsa theksoi se ndërhyrja në sistemin e provimit dhe promovimit në administratë do jetë e pamundur.

“Provim kombëtar unik, ku kandidatët do të dëshmojnë njohuritë. Ky test do të bëhet së bashku me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, që po adopton modelin e provimeve të Cambridge. Ata që kalojnë marrin një certifikatë për 4 vite, që u mundëson të marrin pjesë në konkurrimin për pozicionin përkatës”, tha Rama në video-liven e tij.

Rama prezanton “Shkallën e Meritës”, ja çfarë ndryshon për punësimin dhe karrierën në shtet
Më tej Rama ceku se vlerësimi i punonjësve të administratës nuk mund t’u lihet vetëm në dorë drejtuesve, pasi dhe këta të fundit bëhet me dije se do të vlerësohen sipas rezultateve në punë.

“Nuk është garë për të parë sa drejtorë do të largohen nga detyra, as ushtrim për të ndryshuar emra, hiq Lolin apo vër Colin. Kërkesë për të parë se ku drejtimi ka prodhuar rezultate dhe ku ka prodhuar rutinë apo kosto. Aty ku ka profesionalizëm, duhet njohur dhe mbrojtur. Aty ku problemet përsëriten, duhet të ketë pasoja, pa cenuar kapacitetet dhe punën, por edhe procesin e negociatave me BE-në”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri zbuloi ditën e sotme se synohet dhe ngritja e një Regjistri Kombëtar të Talenteve, ku çdo qytetar që dëshiron të punojë në administratë mund të regjistrojë kandidaturën në kohë reale për vendet e lira dhe konkurset sipas profesionit.