Të vijojmë me mbylljen...

Nga Class• 18 November 2026

Të vijojmë me mbylljen...

Gjatë takimit, palët bënë një bilanc të progresit të Shqipërisë pas publikimit të Raportit të Progresit 2026,

 shqyrtuan udhërrëfyesin e negociatave dhe diskutuan mbi perspektivën e procesit,

si dhe ecurinë e zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ministri Hoxha theksoi se Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real në rrugëtimin e saj

 evropian, i cili tashmë duhet të përkthehet në rezultate konkrete dhe të matshme.

“Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim”, u shpreh Ministri.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së për përshpejtimin e reformave, përmbushjen e angazhimeve dhe ruajtjen e ritmit të negociatave në fazën vendimtare të procesit të anëtarësimit.

Në përfundim, Ministri Hoxha falënderoi Komisioneren Kos për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe angazhimin e saj për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, duke theksuar se zgjerimi përbën një investim strategjik në të ardhmen e përbashkët evropiane.