“T’i mbrojmë të vegjlit nga çdo formë dhune"

Nga Class• 22 November 2026

“T’i mbrojmë të vegjlit nga çdo formë

Në vijim të porosisë së Kryeministrit në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe

Mbrojtjen e Fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka konsoliduar

propozimet në një paketë ndërhyrjesh që synojnë përmirësimin e kuadrit ligjor,

 forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e shërbimeve për fëmijët.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, të zhvilluar në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, u dakordësua gjithashtu Deklarata e Përbashkët, si një angazhim institucional për mbrojtjen, dinjitetin, pjesëmarrjen dhe garantimin e shanseve të barabarta për çdo fëmijë në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë prezantimit të nismave kryesore, theksoi rëndësinë e respektimit të së drejtës së fëmijëve për t’u shprehur, për t’u dëgjuar dhe për të marrë pjesë në jetën publike, si dhe përgjegjësinë institucionale për t’i mbrojtur nga çdo formë dhune, manipulimi dhe shfrytëzimi.

“Duhet të jemi të qartë se e drejta e fëmijëve për t’u shprehur, për t’u dëgjuar dhe për të marrë pjesë në jetën publike duhet të respektohet. Njëkohësisht, kemi përgjegjësinë për t’i mbrojtur ata nga çdo formë dhune, manipulimi, shfrytëzimi apo përfshirjeje në veprime që cenojnë sigurinë dhe zhvillimin e tyre”, u shpreh ministrja Spahiu.

“T’i mbrojmë të vegjlit nga çdo formë

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kërkon institucione më të përgjegjshme, të afta të identifikojnë në kohë rreziqet, të ndërhyjnë në mënyrë të koordinuar dhe të garantojnë mbështetje konkrete për çdo fëmijë.

Kryeministri Rama nënvizoi nevojën që Këshilli të jetë një strukturë aktive, me plan konkret dhe të kalendarizuar, për të çuar përpara hapat në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Në përfundim të takimit, anëtarët e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nënshkruan Deklaratën e Përbashkët, duke formalizuar angazhimin institucional për zbatimin e nismave dhe masave konkrete.

Rekomandimet e konsoliduara adresojnë zbatimin më efektiv të kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, financimin e qëndrueshëm dhe bashkërendimin më të mirë të shërbimeve. Një pjesë e masave lidhen me Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 dhe Planin e Garancisë Evropiane për Fëmijët 2026–2030, ndërsa të tjera përfaqësojnë ndërhyrje të reja për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.