“SPAK do t’ia rëndojë akuzën Vlora Hysenit”, Hoxha zbulon DETAJE të reja nga dosja e ish-shefes së SHISH: Ajo është përfshirë edhe në pastrimin e parave të AKSHI-t

Nga Class• 10 November 2026

“SPAK do t’ia rëndojë akuzën Vlora Hysenit”,

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Top Story”,

zhvillimet e fundit lidhur me hetimet e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Gjatë diskutimit, Hoxha u ndal te akuzat e reja që lidhen me dyshimet për përfshirje

 në pastrim parash të përfituara në mënyrë të paligjshme nga AKSHI,

 duke paralajmëruar se hetimet mund të sjellin rëndimin e masës së sigurisë ndaj saj, nga arrest në shtëpi në arrest me burg.

Sipas tij, në dosjen hetimore përmenden dy pagesa prej 250 mijë eurosh, të cilat dyshohet se janë transferuar drejt një kompanie gjermane, si dhe një pagesë tjetër prej 450 mijë eurosh që është anuluar. Hoxha pretendon se në kompaninë gjermane që janë kaluar lekët është i punësuar vëllai i Hysenit.

Po ashtu sipas gazetarit në dosje përmendet edhe një kompani shqiptare, pronari i së cilës kishte lidhje miqësore me Agasin.

Hoxha: Unë e kam provuar në kurriz, i kërkoja gjyqtarit dhe prokurorit duke i pyetur nëse e ka klasifikuar si sekret dokumentin dhe e shihja që të dilte. Ai nuk reagonte, e bëri në fund fare, por çfarë vlere ka. Në këtë moment kemi të bëjmë me shefen e shërbimit sekret, ne SHISH nuk e kemi.

Kjo është si t’ja ulësh shtetin në fund të këmbëve. Dëmi që u shkaktua në SHISH është prishja e strukturës tradicionale që ka pasur shërbimi sekret. Ka dalë vetëm vendimi i masës së sigurisë që gjykata ka arsyetuar përse e ka çuar Hysenin në arrest shtëpie.

SPAK dhe GJKKO do t’ja rëndojë akuzën Hysenit dhe do ta çojë në burg, ky është vendimi që është publikuar dhe nuk duhej. Ka dalë kjo pjesa që është mbajtur e fshehtë që znj.Hyseni paska qenë jo vetëm në rolin e ndihmës për Agasin, por është përfshirë në pastrim parash të përfituara në mënyrë të paligjshme nga AKSHI.

Dy pagesa nga 250 mijë euro janë kaluar, një tjetër 450 mijë euro është anuluar. Kanë kaluar në një kompani gjermane, ku është punësuar vëllai i Vlora Hysenit. Kompania shqiptare thotë se i kemi kaluar paratë për shërbime në një studio arkitekturë që do të projektonte një qendër tregtare.

Ne jemi te narrativa e akuzës, nuk i dimë ende provat. Aty ka informacione se ka afera më të mëdha, thjesht problem mbetet prova. Kompania shqiptare është Fortis Beton dhe ai që e kishte në pronësi, kishte miqësi me Agasin.

Në dosje thuhet se Agasi orientoi kompaninë gjermane për të bërë projektin. Jemi ende shumë herët për të parë sesi do të kalohen dhe provohen. Kjo është vetë maja e ajsbergut, dosja mund të jetë 40 mijë faqe.