SKANDAL NË MAQEDONINË E VERIUT, I RIU SHQIPTAR ARDI SAITI DËNOHET PSE FESTOI FESTËN E FLAMURIT ME FLAMURIN KOMBËTARË

Nga Class• 18 November 2026

SKANDAL NË MAQEDONINË E VERIUT, I RIU SHQIPTAR ARDI SAITI DËNOHET

Gjykata e Themelore e Kumanovës sot ka sjell verdiktin politik,

duke dënuar tre muaj me kusht të riun kumanovar për shkak të valvitjes

së flamurit kombëtar me formën e autoctonus dhe simbolin e UÇK-së.

Kësisoj, tre muaj burg me kusht janë dhënë nga togat e zeza për shfaqjen e flamurit

kombëtar dhe atij të UÇK-së gjatë festimeve të 28 Nëntorit, thuhet në vendimin e Gjykatës së njëanshme.
Ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Kumanovës ndaj 19-vjeçarit Ardi Saiti, ka shkruar gazeta KOHA.
Sipas aktgjykimit të 9 tetorit 2026, Saiti është shpallur fajtor për veprën penale “Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore dhe të tjera- njofton KoHA.”

Ndërsa, polic Dragani përdhoste flamurin tonë kombëtar duke hequr nga shtylla me rastin e 28 Nëntorit në Kumanovë, po kjo Gjykatë nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese për “policin trim” Draganin, që përdhosi flamurin shqiptar ne Kumanovë dhe në Strugë, me ç’rast zëvendës ministri i brendshëm A.Iseni, i cili vjen nga radhët e VREDI-t, premtoi masë disciplinore ndaj policit shoven që përdhosi flamurin shqiptar.

Por, përkundrazi, trimi i Kumanovës që baltosi flamurin shqiptar, nuk u ndëshkua me asnjë masë disciplinore, u ngrit në detyrë si shpërblim ndaj veprimeve të kundërligjshme ndaj simbolit kombëtar te shqiptarëve.

A nuk ka shkaktuar urrejtje, përçarje apo intolerancë mbi baza kombëtare polic Dregani për Gjykatën Themelore të Kumanovës, e cila i trajton qytetarët si ca të nënës dhe ca si të njerkës?

Kjo është drejtesia e kapur e Severnistanit që vepron me dy standarde, ndryshe për shqiptarët dhe për maqedonët e saj! Medai Shaholli