SHOWBIZ / E Premte 10 Janar 2025, 20:08

Zbarkon droni i parë për këtë sezon në BBV4, ja për kë banor ishte surpriza

Jo një, por plot tre parashutistë janë parë të fluturojnë sot mbi shtëpinë e Big Brother Albania Vip 4 me mesazhe mbështetëse për Gjestin.

Banori më i ri duket se ëshë shndërruar në fenomen, teksa ka vjedhur menjëherë vëmendjen e ndjekësve të shumtë.

Gjesti ka fituar një popullaritet dhe mbështetje të madhe si në Shqipëri dhe nga publiku në Kosovë.

E teksa videot e tij me veprime dhe batuta nga brenda shtëpisë së BBVA janë bërë virale në rrjet, duket se mbështetja nga ndjekësit vjen jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.