SHOWBIZ / E Mërkurë 6 Dhjetor 2023, 14:02

Xhoana publikon mesazhet me Arlindin? 'Jeta ime ti'!

Xhoana Kurti, ish-konkurrente e “Love Island Albania”, ka publikuar ditën e sotme në faqen e saj të Instagramit, një bisedë që ajo ka bërë me ish-partnerin e saj.

Emrin ajo e ka mbuluar por thjesht ka lënë mesazhet.

Ish-partneri: Se ke për t’u bërë pishman për ato fjalë.

Xhoana: Jo ta them dhe ty po se kisha për ty në këtë rast. Jeta ime ti. Qenke zgjuar me orar hoteli. Ish-partneri: Po pra, çfarë koicidence.

“Marrë nga rubrika, biseda normale me ishin.”

Xhoana nuk ka publikuar emra, por duke qenë që ajo e ka pranuar që lidhja e saj e fundit ka qenë me Arlindin, aludohet që mesazhet të jenë me të. Por nuk është asgjë e konfirmuar nga Xhoana, apo një informacion i sigurt.

Xhoana, nga spektakli i dashurisë që mori pjesë nuk krijoi një lidhje, pasi ishin vetë djemtë që e votuan të largohej nga programi.

Gjatë rrugëtimin të saj në program ajo ka qëndruar çift me Arlindin për 5 javë me radhë, por pas daljes së saj nga spektakli ai e vazhdoi njohjen me Uedën, duke shkuar kështu deri në finale ku rrëmbyen çmimin e madh

. Xhoana gjithashtu ka rrëfyer së është edhe nënë e një djali 1 vjeçar, babai i djalit ka ndërruar jetë para se ai të lindte, por ajo ka treguar që ka marrëdhënie të mirë me ish-vjehrrën e saj.