SHOWBIZ / E Hënë 10 Prill 2023, 14:02

Xhensila Myrtezaj në 30- vjetorin e ditëlindjes mos vallë festoi dy gëzime në një ditë?

Ditën e djeshme Xhensila Myrtezaj  festoi mes miqve ditëlindjen e saj të 30-të

Por  duket se këngëtarja ka festuar dy gëzime në një ditë. Nga miqtë e Myrtezajt thuhet për Kryefjala.com se Xhensila është në pritje të ëmbël.

Madje edhe nga fotot e festës duket se barku i saj është i rrumbullakosur dhe nuk duket sikur keto janë kilogram të shtuara për një vajzë fit siç është Xhensila.

Gjithësesi ajo sërish duket mjaft e bukur e me një nur të madh! Gëzuar dhe urime Xhensila!