SHOWBIZ / E Mërkurë 6 Maj 2026, 09:09

Vjen deklarata e fortë: "Ola të dalë urgjentisht, pa pritur Prime dhe të kërkojë falje publike!"

Incidenti i fundit në “Ferma VIP”, ku Ola përdori fjalor ofendues ndaj moderatores Arbana Osmani, vazhdon të ngjallë reagime të forta edhe nga ish-pjesëmarrësit e formatit.

Së fundmi, ish-fermeri Klodi Dedja ka ndarë qëndrimin e tij kritik gjatë një interviste për “Vizion Plus”.

Gjatë fjalës së tij, Dedja u shpreh thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje, duke zbuluar se brenda shtëpisë kishte pasur një konsideratë shumë të lartë për Olën.

Ai kujtoi bisedat e tyre, ku e kishte këshilluar të ruante vlerat e origjinës së saj nga Malësia e Madhe, një imazh që sipas tij, tashmë është rrënuar plotësisht.

Për ish-banorin, situata kërkon një reagim të menjëhershëm dhe radikal nga ana e konkurrentes, duke i kërkuar largim vullnetar pa pritur transmetimin e spektaklit të radhës.

Në deklaratën e tij të plotë, Dedja u shpreh:
Unë jam shumë i tronditur sepse te Ola kisha një lloj mendimi shumë pozitiv. Kam folur me të, është një vajzë e Malësisë së Madhe, i kam thënë mos u largo nga Malësia, rri aty se po më thoshte po largohet brezi im, mirëpo ajo ka zgjedhur të jetojë aty dhe donte një mbështetje. I thashë, i bëra një bisedë të bukur mirëpo kjo lloj gjëje këtu e ka hedhur poshtë 4 milionë metra nën tokë.

Ajo duhet të dalë patjetër para televizionit të kërkojë falje dhe të largohet automatikisht me dëshirën e saj, duhet ta bëjë pa dalë në Prime. Nuk duhet të shkojë në Prime më. Duhet të bëjë një dalje urgjente dhe një falje publike të madhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE