
I ftuar në emisionin “Pardon My French” sot me Jonida Aliçkollin ka qenë finalisti i këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family.
Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Nëse do të rikthehej sërish në ditën e parë që u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother çfarë do bënte ndryshe Miri?Unë do të bëja ndryshe nëse situatat do i kisha ndryshe. Varet nga situatat që do më vinin përballë do t’i bëja ndryshe.
Për çfarë është penduar Miri nga kjo eksperiencë, tani që ka dalë a e ka menduar dhe analizuar situatën dhe rrugëtimin?
Unë e kam menduar gjithmonë atë pjesë sepse jam tip që i bëj një reflektim vetes dhe dal te përfundimi që nuk do të bëja asgjë ndryshe dhe nuk jam penduar për asgjë.
Nuk i dihet edhe nëse do ta bëja ndryshe, a do të ecte apo do të funksiononte dhe në fund të fundit ashtu siç e kam bërë a do të isha në pod. Po të bëja diçka ndryshe mbase nuk do shkoja as në pod. Nuk i dihet… Më kanë thënë shpesh edhe gjatë qëndrimit në shtëpi po sikur mos të ishte situata e krevatit si do ta bëje ti. I kam thënë hajde shkojmë tek gjashta dhe e fillojmë nga fillimi sepse ku e dija unë se çfarë do të ndodhte, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
