SHOWBIZ / E Hënë 8 Shkurt 2021, 20:08

‘Ti je e vetmja’, këngëtarja e dashur shqiptare zbulon surprizën që i ka bërë Arbana Osmani (FOTO)

Arbana Osmani ka nisur  sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur” dhe ashtu si dhe në sezonet e shkuara ajo kishte të ftuar një personazh VIP, për të bërë të lumtur një nga personazhet e programit. Në puntatën e parë të emisionit Arbana kishte të ftuar Capital T, i cili surprizoi një vogëlush që ishte fans i reperit.

Ndërsa së fundmi ajo ka zbuluar se të shtunën e kësaj jave do të ketë të ftuar në programin e saj, Miriam Canin dhe Alban Skënderajn. Arbana postoi në Instagram një foto përkrah tyre dhe tregoi se ata janë miqtë e saj më të mirë dhe se është shumë e lumtur që do të bëhen pjesë emisionit.


Arbana nuk e ka lënë me kaq dhe ka bërë një gjest shumë të bukur për të falenderuar dy këngëtarët që pranuan ftesën të bëheshin pjesë e programit dhe një shenjë të miqësisë së tyre të vjetër.

Miriami ka zbuluar se Arbana i ka dhuruar një tufë me lule dhe këngëtarja ka mbetur e surprizuar. Ajo ka publikuar tufën e luleve në Instagram dhe ka falenderuar publikisht moderatoren për surprizën e bukur.


“Ti je e vetmja”, ka shkruar Mirami shoqëruar me figurën e një zemre.

Miqësia e Arbanës dhe dyshes së këngëtarëve daton që nga edicionet e para të “Top Fest” kur ajo ishte prezantuese, ndërsa Albani konkurronte si artit i ri. Prej Albanit ajo u njoh më vonë edhe me Miriamin dhe kështu miqësia e tyre ka vazhduar të forcohet akoma më shumë me kalimin e viteve.