SHOWBIZ / E Enjte 2 Shkurt 2023, 21:09

Tea rrëzohet keq në lavanderi, Kiara shkon e para dhe i jep ndihmën (Video)

Një aksident i vogël ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother. Tea ka shkuar në lakanderi për të çuar një detergjent, ka shkarë dhe është rrëzuar.

Valbona sapo kishte larë dyshemenë dhe Teas i ka rrëshqitur këmba. Rënia ka qenë e fortë dhe gjithë banorët kanë vrapuar për të parë çfarë ndodhi.

Ishte Kiara ajo që i shkoi e para në ndihmë e më pas të tjerët. Ata e ndihmuan të çohet dhe u kujdesën për të duke i vendosur akull në pjesët e vrra.

Për fat rrëzimi nuk pati pasoja të rënda, përveç disa të nxirave në krah dhe kofshë.

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u organizua një dasmë, ku nusja ishte Kiara Tito dhe dhëndri, Luiz Ejlli. Pasi secili nga banorët mori një rol në këtë dasmë, nisën edhe përgatitjet.

Vajzat zgjodhën fustanet e tyre më të bukura që të dukeshin sa më elegante. Tea Trifoni kishte zgjedhur një fustan të zi të gjatë. Ajo gjithashtu vendosi edhe syze të zeza.

Por duket se kjo ngjyrë e paska pasur një qëllim. Teksa po fliste me Dea Mishel, e cila nuk donte të shkonte në këtë dasmë të organizuar nga Vëllai i Madh, Tea u shpreh:

“Unë jam veshur si për funeral, jo si për dasmë. Ai ishte qëllimi i gjithë kësaj gjësë. Si angleze tamam, kam paguar për të gjithë dasmën”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)