
Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania 2, rikthehet në shtëpi dhe menjëherë ka ndryshuar atmosferën dhe dinamikat mes banorëve.
I njohur për humorin e tij të veçantë, Luiz nuk humbi kohë për të treguar personalitetin e tij, duke bërë të qeshin të gjithë.
Gjatë një bisede me banorët, ai u përpoq të krijonte një lidhje mes Juelës dhe Stenaldos, duke i ironizuar me stilin e tij karakteristik.
“Ku do të gjesh burrë si ky? E para e punës, të siguroj që nuk të tradhton kurrë, s’ia hedh sytë asnjërës”, tha ai duke qeshur, pasi Stenaldo është i verbër.
Banorët qeshën të gjithë me këto komentet e Luizit, përfshirë edhe vetë Stenaldon, duke treguar se hyrja e fituesit ka sjellë energji dhe humor të freskët në shtëpi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
