
Një iniciativë prekëse është ndërmarrë së fundmi nga Shaqir Pelushi, i cili ka vendosur të ndihmojë publikisht ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Stenaldo Mehilli.
Pelushi ka hapur një fushatë në platformën “GoFundMe”, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të kontribuojnë për një kauzë të rëndësishme: sigurimin e një shtëpie për Stenaldon.
Ja këtu është linku për të kontribuar:??
Sipas informacionit të shpërndarë, Stenaldo jeton vetëm me nënën e tij në Tiranë dhe ka shprehur nevojën për të pasur një banesë të qëndrueshme.
Pikërisht për këtë arsye, është vendosur që përmes kësaj nisme të mblidhen 100 mijë euro, shumë e cila do të shërbejë për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie të re për të.

Fushata ka nisur të marrë vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa shumë qytetarë kanë filluar të reagojnë dhe të kontribuojnë, duke e parë këtë si një akt solidariteti dhe mbështetjeje për një histori njerëzore.
Shaqir Pelushi, përmes kësaj nisme, ka treguar se solidariteti dhe bashkimi i njerëzve mund të bëjnë diferencën, sidomos kur bëhet fjalë për nevoja kaq të rëndësishme si një strehë për jetesë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
