
Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka bërë një gjest mjaft domethënës duke autorizuar zyrtarisht publikimin e materialeve të fundit artistike të tij.
Përmes një dokumenti publik, ajo ka dhënë lejen ekskluzive për transmetimin e xhirimeve që artisti kishte realizuar për programet festive të fundvitit, pak kohë para ndarjes së papritur nga jeta.
Në deklaratën e firmosur prej saj drejtuar RTV Dukagjinit dhe producentit Butrint Pasjaqa, Selvije shprehet me fjalë prekëse:
“Jap lejen që të publikohen dhe të shfaqen të gjitha këngët dhe videot… Këto pamje janë fryma e tij e fundit artistike, drita e talentit të tij që dua të vazhdojë të jetojë edhe pse ai nuk është më fizikisht mes nesh”.
Ky vendim vjen si një dëshirë e pastër për të mbajtur gjallë kujtimin e shpirtit të tij të mirë dhe për t’u dhuruar fansave performancat e fundit që Shpati kishte përgatitur me dashuri për ta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
