
Shpat Kasapi i dha fund beqarisë duke u fejuar me partneren e tij, Selvije në fund të vitit që lamë pas. Lajmin e dha vetë Shpati duke publikuar dy foto nga fejesa e duke u shprehur shumë i lumtur për këtë hap të lidhjes së tyre.

Çifti kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, ku kanë treguar të pathënat e lidhjes së tyre. Dyshja njihen që prej 3 vitesh dhe fillimisht kanë qenë shokë shumë të mirë. Më pas, marrëdhënia e tyre ka marrë një drejtim tjetër.

“Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shokë fillimisht. Ngaqë ishim shumë shokë, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, ka treguar Selvija.

