SHOWBIZ / E Mërkurë 1 Nëntor 2023, 04:04

Sara VULOS marrëdhënien e saj me Ledrin pas kaq ditësh/ Me postimin që sapo bëri ndau ‘shapin nga sheqeri’

Prej kohësh është përfolur se ka një përçarje mes Sara Hoxhës dhe këngëtarit Ledri Vula.

Çifti i njohur nuk shihen më bashkë në publik dhe në rrjetet sociale.

Në rrjet po qarkullojnë aludime të ndryshme për arsyen e ndarjes së çiftit (nëse ka), e një ndër to është komenti i Ledrit për postimin e Dafina Zeqirit.

Sara është pyetur shpesh për aludimet se ka një përçarje mes saj dhe Ledrit, por me përgjigjet e saj jo vetëm që nuk sqaroi asgjë, por shtoi edhe më shumë dyshimet.

Ndërsa së fundmi ajo duket se ka dashur të dërgojë një mesazh në rrjetet sociale dhe këtë e ka bërë përmes një postimi të reperit Drake.

Ky i fundit ka shpërndarë disa foto në Instagram ku shkruan: “Më bllokon pasi më ke bërë diçka të keqe, në fakt nuk po më bllokon, po bllokon veten… në fakt është gjëja më e mirë që të kam parë të bësh. .” bëj.”

Duke ripostuar postimin e tij në Instastory, Sara ka shkruar thjesht: Ah Drake.