SHOWBIZ / E Martë 9 Dhjetor 2025, 21:09

Sara Hoxha habit me postimin, na mbetet të presim reagimin e Ledionit

Tashmë që data 20 dhjetor është konfirmuar zyrtarisht si nata e startimit të “Big Brother VIP Albania 5”, një detaj në postimin e producentes Sara Hoxha ka rimbushur rrjetin me dyshime për jetën e saj private.

Sara ka shpërndarë në InstaStory promon zyrtare të spektaklit, ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ledion Liço, si moderator.

Krahas videos, ajo shkruan: “Top Channel është gati për të ndezur dritat”, duke etiketuar televizionin dhe faqen zyrtare të BBVIP, por ajo që bie në sy është mungesa e përmendjes apo etiketimit të Ledionit.

Ky veprim i ftohtë vjen vetëm pak ditë pasi Sara u shfaq e vetme në eventin e “Fundjavë Ndryshe”, ku mungesa e Ledionit u komentua gjatë.

Duket se publiku tashmë po e pret nisjen e sezonit jo vetëm për dinamikat e banorëve, por edhe me shpresën për të parë ndonjë reagim apo sinjal nga Ledioni lidhur me raportin e tyre bashkëshortor, i cili përflitet se po kalon një krizë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE