
Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” janë skeptikë në lidhje me pëlqimin e Brikenës ndaj Mateos.
Shumica prej tyre mendojnë se ky i fundit mund të ketë pëlqim real ndaj saj, por shtojnë se banorja po e përdor një gjë të tillë për lojë.
Ditën e sotme është publikuar në faqen zyrtare të BBV në “Instagram” një video e Rogertit te Dhoma e Rrëfimit.
Ai shprehet se Brikena e ka strategji loje dhe e ka lënë pikërisht për në fund.
“Brikena e ka vetëm strategji loje, e ka lënë bash në fund. Nuk ka pikë pëlqimi Brikena për Mateon, mos të lërë nam kush e mendon atë gjë.
Po normal se Mateo është dhëndri tipik shqiptar që e do një nuse që është si dhi e egër. Kjo është nga ato nuset që do të martohet me zor, supozohet, kanë nejt një vit pa bërë seks dhe i del fëmija pas dy viteve”, tha Rogerti te Dhoma e Rrëfimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
