SHOWBIZ / E Premte 3 Shkurt 2023, 22:10

Rita Ora tregon рër herë të parë unazën e martesës dhe flet рër рeriudhën e re të jetës

Prej muajsh nuk deshi të prononcohej, por tani nuk ka më arratisje për Rita Orën lidhur me martesën.

Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në “The Tonight Show with Jimmy Fallon”, ku jo vetëm ka folur për hapin e madh, por ka treguar edhe unazën që i ka dhuruar Taika.

32 vjeçarja tregoi unazën e saj verbuese të fejesës me gur emerald me rreth ari, duke zbuluar se e kishte zgjedhur vetë. “Është hera ime e parë që tregoj unazën time – ndihem sikur është pjesë e marrëdhënies sime sepse ne w shikojmë çdo natë – a është kjo e frikshme? Mund ta kem udhëhequr në drejtimin e duhur Taikan në përzgjedhjen e unazës.”-tha ajo.

“Jam shumë e emocionuar për këtë album, sepse ndihem sikur udhëtimi që më mori për të arritur në këtë pikë, dy vitet e fundit, jeta ime ka ndryshuar në mënyrë drastike. Marrja e një vendimi për të kaluar pjesën tjetër të jetës me dikë është një lloj vendimi i madh dhe kështu më bëri të kompozoj përsëri. Unë u frymëzova nga dashuria… Kjo është më shumë sesa thjesht muzikë, është një moment në jetë për mua”, tha Ora.