SHOWBIZ / E Enjte 17 Gusht 2023, 02:02

Rita Ora mori përgjigjen "perfekte" nga bashkëshorti, pas urimit të ëmbël për datëlindje!

Bashkëshori i Rita Orës, regjizori i famshë Taika Waitit feston sot datëlindjen dhe mbush plot 48 vjec e për ta uruar e për t'ja bërë këtë ditë speciale akoma më të bukura ka menduar "gjysma e tij", teksa vetëm disa ditë më parë ata festuan edhe 1-vjetorin e martesës (sekrete dhe shumë private). 

Kështu, Rita ka menduar t'i bëjë një urim publik bashkëshortit, për t'i shprehu gjithë cfarë ndjen dhe sheh tek ai, teksa bashkangjitur me disa foto, nga momentet më të bukura që kanë kaluar bashkë, artistja shqiptare shkruan: 

"Gëzuar datëlindjen burri më i zgjuar dhe më me humor që kam hasur në jetë. Ti më mban në momentet që unë vetë mendoj që nuk mundem. Faleminderit që më ke treguar se cfarë është dashuria në të vërtetë. Kjo është për më shumë momente të tjera, kur unë të vjedh batutat dhe i them me zë 10-fish më të lartë, që njerëzit të mendojnë se jam unë ajo që kam humor. Të DUA!" 

Urim shumë i bukur apo jo? Sigurisht! Megjithatë, po kaq i bukur ka qenë edhe përgjigja e Taika0s, i cili ka komentuar poshtë fjalëve të Rita-s: "Nuk ka emoji mjaftueshëm në planet për të përshkruar sa sa i lumtur jam".

I lumtur nga urimi, datëlindja, fakti që ka një partnere si Rita, nga dashuria? Nga të gjitha! Shumë urime për ciftin! /News31

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)