SHOWBIZ / E Diel 20 Gusht 2023, 16:04

Rita Ora me bashkëshortin lahen në kuba akulli për përfitime shëndetësore

Rita Ora ndodhet me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi në Ibiza. Përmes një sërë fotosh që ka postuar, ajo rrëfen përvojën e saj të krioterapisë, një metodë e holandezit Wim Hof, e cila thuhet se ofron shumë përfitime shëndetësore.

Kjo metodë përdoret për të forcuar imunitetin, për të përshpejtuar metabolizmin, për të reduktuar inflamacionin, për të lehtësuar dhimbjet e muskujve, përmirëson gjumin dhe përqendrimin mendor.

Në mbishkrimin e fotove që ka publikuar në Instagram, Rita e konsideron këtë eksperiencë si çmenduri dhe e quan ekspertin holandes Wim Hof, si një njeri shumë të mirë.