SHOWBIZ / E Diel 28 Shkurt 2021, 11:11

Rita Ora digjet në diellin e Australise, nëna e saj i bën komentin tipik shqiptar (Foto)

Këngëtarja e njohur, Rita Ora po kalon disa ditë pushime në Sidney.

Gjatë ekspozimit në diell, ajo është djegur pak në kraharor dhe këtë e ka publikuar në rrjetet sociale.

Nuk ka munguar as komenti i nënës së saj, Vera Ora, e cila i ka bërë një koment tipik shqiptar.



Ajo e ka këshilluar të bijën që të lyhet me kos dhe komentin e saj sigurisht që ja ka lënë në shqip.

 “Rita Pita lyju pak me kos se koke djeg”,- shkruan ajo.