
Pas reagimit të familjarëve të Brikenës lidhur me incidentin e puthjes pas mesnate, i cili ngjalli reagime të forta në rrjet, ka ardhur edhe një mesazh mbështetjeje nga familja e Mateos.
Përballë situatës së tensionuar dhe kritikave të shumta jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, motra e tij ka zgjedhur t’i dalë në krah publikisht.
Përmes llogarisë së saj në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një video të shkurtër ku shfaqet pranë Mateos, një moment i regjistruar para hyrjes së tij në reality show.
Për të treguar suportin e saj në këtë moment delikat për të vëllain, ajo ka bashkangjitur një dedikim mjaft të ndjerë.
Në mbishkrimin e videos, ajo shkruan: “Të mbështes ashtu siç më ke mbështetur gjithmonë në kohë të vështira. Më mungon çdo ditë e më shumë”.
Ky mesazh vjen pikërisht në një kohë kur rrugëtimi i Mateos është vënë në qendër të debateve për shkak të kalimit të kufijve ndaj partneres së tij në lojë.
Kujtojmë se një ditë më parë, edhe familja e Brikenës u përpoq të qetësonte situatën në rrjet, duke deklaruar se veprimi i Mateos nuk ishte i dhunshëm dhe duke kërkuar të shmangen interpretimet keqdashëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
