SHOWBIZ / E Shtunë 4 Prill 2026, 10:10

Reagon Beatrix Ramosaj pas hyrjes së Ilir Shaqirit në "Ferma VIP 3"

Hyrja e papritur e Ilir Shaqirit në spektaklin “Ferma VIP 3” ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të publikut, por edhe të miqve dhe ish-kolegëve të tij nga “Big Brother VIP 1”.

Një ndër to që ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi është këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Sapo balerini dhe fituesi i BBV1 ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e tij përmes një postimi në Instagram me mbishkrimin “Fermeri më i ri i @fermavip.al ??”, Beatrix nuk ka hezituar t’i lërë një koment mbështetës.

Ajo ka shkruar “Ehaaaaa ??”, duke treguar entuziazëm dhe duke e uruar në mënyrën e saj për këtë aventurë të re televizive.

Ky reagim tregon se pavarësisht kohës që ka kaluar nga përfundimi i formatit ku ata bashkëjetuan, raportet e tyre miqësore janë ruajtur dhe mbështetja vazhdon të jetë aty për projektet e reja të njëri-tjetrit.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojë rrugëtimi i Ilirit në këtë sfidë krejtësisht ndryshe brenda fermës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE